A duhet bërë shpesh rrezatime rëntgen, flet radiologu kosovar

A duhet bërë shpesh rrezatime rëntgen, flet radiologu kosovar

Shëndetësi September 16, 2022 - 09:20

Radiologu Bujar Gjikolli ka folur për zhvillimet më të reja në fushën e radiologjisë, ku tha se tanimë teknikat e ndryshme kanë dalë, por radiologjinë asgjë nuk e zëvendëson, vetëm mund ta plotësojë.

Gjikolli tha se rrezet rëntgen janë të dëmshme dhe përdorimi i tyre është i kufizuar. Sipas tij, qytetarët t’i përdorin vetëm kur kanë nevojë.

“Tash teknikat e ndryshme kanë dalë, por prej atyre kryesore mbi të gjitha Radiografinë, përdorimin e rrezeve Rëntgen asgjë nuk e ka zëvendësuar, mund të dalë diçka vetëm ta plotësojë. Rrezet rëntgen janë ato të cilat janë të dëmshme. Përdorimi i tyre është i kufizuar dhe t’i përdorin ato vetëm kur kanë nevojë. 15-vjeçarin e kaluar përdorimi i tyre ka qenë duke i tejkaluar të gjitha kufijtë e normales…”

“… mirëpo janë kufijtë kur nuk duhet të bërë për të hekur merakun”, tha ai në Tëvë1.

Gjikolli thotë se për një radiografi që pacienti merr është si dozat e rrezatimit natyror që qytetarët marrin për një javë.

“Në parim nuk ka kufizime kohore, por duhet ditur që për një radiografi që ne marrim është si me krahasu me dozat e rrezatimit natyror që marrim është rreth një javë. Nëse bëjmë një CT, është sa pesë gjashtë muaj. Ato rrezatime me i marrë përnjëherë janë të dëmshme. Pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm se rrezatimi nuk humbet”, theksoi ai.