17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi January 18, 2023 - 10:47

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus.

Në raportin e IKSHPK-së është bërë e ditur se rastet e reja kanë dalë nga 117 testime.

Nuk është regjistruar asnjë viktimë gjatë 24 orëve, ndërsa është shëruar një person.

Aktualisht në Kosovë janë 80 raste aktive me COVID-19. /Zëri