Pandemia përkeqësoi shëndetin mendor në Evropë
Foto: Ilustrim

Pandemia përkeqësoi shëndetin mendor në Evropë

Shëndetësi June 08, 2023 - 14:42

Përkeqësohet situata e shëndetit mendor në Evropë. Më shumë se 1 në çdo 6 persona vuan nga të tilla shqetësime, ku në një popullsi prej rreth 447 milionë banorë, 87 milionë kanë një problem të tillë. Jo vetëm, por edhe kostot e mosveprimit përllogaritet të jenë 600 miliardë euro çdo vit.

Këto janë statistikat e bëra të ditura nga Komisioni Evropian, ku theksohet se duhet një strategji e mirëfilltë, pasi pas pandemisë situata në kontinentin tonë është në përkeqësim të mëtejshëm.

Dhe për më tepër, shkaku i dytë i vdekjeve tek të rinjtë është pikërisht vetëvrasja, çka duhet të vërë në alarm të gjithë shoqërinë dhe autoritetet, raporton Klan News.

Por edhe në nivel global vërehet i njëjti trend. Duke cituar raportin e fundit të OBSH, që është edhe më i mirëhartuari dhe i ploti që nga vitit 2000, rezulton se mbi 1 miliard njerëz vuajnë nga shqetësime mendore.