Ju është bllokuar hunda? Provojeni këtë truk të shpejtë që mund t’ju ndihmojë menjëherë

Ju është bllokuar hunda? Provojeni këtë truk të shpejtë që mund t’ju ndihmojë menjëherë

Shëndetësi December 07, 2025 - 08:51

Një kiropraktor ka bërë viral një teknikë të thjeshtë për zhbllokimin e sinuseve, por mjekët shpjegojnë kur funksionon dhe kur jo

Me ardhjen e dimrit dhe temperaturave të ulëta, shumë njerëz përballen me hundë të bllokuar. Edhe pse barnatoret ofrojnë produkte të ndryshme, në rrjetet sociale qarkullojnë vazhdimisht këshilla alternative dhe një prej tyre është bërë viral.

Kiropraktori nga Kalifornia, Dr. Ben Horning, ka ndarë në TikTok një metodë shumë të thjeshtë për të pastruar shpejt sinuset.

Në një video të shkurtër, Dr. Horning demonstron metodën, duke shpjeguar:

“Keni hundë të bllokuar? Unë jam kiropraktik - ja si ta zhbllokoni. Kapeni hundën dhe tërhiqeni pak, vendoseni gishtin e madh mbi mollëz dhe shtypni.”

Pse disa njerëz ndihen më mirë?

Ky truk funksionon tek disa persona sepse:

presioni mbi mollëzat dhe hundë mund të stimulojë drenazh të sinuseve, ka efekte të lehta refleksogjene, mund të përmirësojë qarkullimin lokal për disa sekonda, zhbllokimi përkohësisht ndodh natyrshëm kur ndryshon pozita e kockës së hundës ose e indeve të buta.

Pra, efekti është më shumë mekanik dhe i përkohshëm. Gjithashtu, duhet pasur kujdes që të mos bëhet presion i tepërt në zonën e hundës ose mollëzave, transmeton Telegrafi.

Çfarë thonë mjekët?

Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë (NHS), hundët e bllokuara mund të kenë shumë shkaqe, nga e ftohura e zakonshme deri te sinusiti, një inflamacion i sinuseve që zakonisht shkaktohet nga infeksioni.

“Është e zakonshme dhe zakonisht kalon vetë brenda 4 javësh. Por medikamentet mund të ndihmojnë nëse simptomat vazhdojnë. Sinusiti është i shpeshtë pas të ftohtit ose gripit”, shpjegon NHS.

Simptomat kryesore të sinusitit

Simptomat më tipike të sinusitit janë:

dhimbje, ënjtje dhe ndjeshmëri në zonën e faqeve, syve ose ballit,

hundë e bllokuar ose rrjedhëse,

humbje e nuhatjes,

sekrecione të gjelbra ose të verdha,

temperaturë.

Simptoma të tjera mund të jenë:

dhimbje koke,

dhimbje dhëmbësh,

erë e keqe e gojës,

kollë,

ndjesi presioni në veshë.

Bllokimi i hundës mund të shkaktojë edhe gërhitje gjatë natës dhe tingull nazal gjatë të folurit.

Çfarë të bëni dhe kur duhet kërkuar ndihmë?

Farmacisti mund t’ju rekomandojë produkte të dobishme, si spreje ose pika për hundë, por duhet pasur parasysh që ato nuk janë të përshtatshme për fëmijët nën 6 vjeç.

Alternativë e mirë janë sprejet me ujë të kripur ose me ujë deti, të cilat mund të përdoren për të shpëlarë brendësinë e hundës.

Nëse jeni të shqetësuar për bllokimin e hundës, simptomat e gripit, ose nëse problemet nuk përmirësohen, kërkoni këshillën e një profesionisti të kualifikuar shëndetësor.

@drbenhorning Stuffy nose? I got you. #imachiro #chiropractor #chiropractic #viral #funny ë DUET AND TRY THIS - Dr. Remix