
Sherr mes kushërirave! Beatrix dhe Anxhelina nuk flasin me njëra tjetrën
Showbiz
dhjetor 04, 2018 - 19:58
Lexo detajet!
Një ditë më parë, lajmi i grindjes së dy kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj, bëri bujë në mediat rozë.
Konflikti ka lindur mes të dy vajzave për shkak të mikut të ngushtë të Anxhelinës, grimieri i njohur Ariel.
Lajmi u konfirmua edhe më shumë me faktin se ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në “Instagram”.
Duke qenë një personazh i njohur në SHBA, e veçanërisht i lidhur me familjen Kardashian, Beatrix i ka kërkuar Ariel-it ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.
Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak kushërirës së saj, Anxhelinës, e cila ndan të njëjtën shtëpi me grimierin e famshëm dhe ka kohë që jeton me të.