Stalone heq dorezat e Rocky Balboa-s

Stalone heq dorezat e Rocky Balboa-s

Showbiz dhjetor 08, 2018 - 22:24
Lexo detajet!

“Edhe pse kjo ma copëton zemrën, gjithçka e ka një fund”. Këto fjalë zgjodhi Silvester Stallone për të dhënë lajmin se nuk do t’i vendosë më dorezat e Rocky Balboas.

Pas më shumë se 40 vitesh, aktori 72- vjeçar nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram, ka treguar se po heq dorë përfundimisht nga filmi ku ishte protagonist i padiskutueshëm.

“Nuk mund të isha më i lumtur. Tani po bëj një hap mbrapa pasi historia ime është treguar. Një botë e re po hapet për publikun me këtë brez të ri.”

Duke iu referuar pikërisht heroit të filmit “Creed II” Adonis Johnson, ish-Rocky Balboa ia lë atij vazhdimësinë.

Nga viti 1976, aktori ka interpretuar 8 herë rolin që e bëri të famshëm dhe e nominoi për disa herë me radhë në çmimet Oscar.