Garon në Festivali e RTSH-së me këngën “Nënë”, këngëtari rrëfen historinë e dhimbshme që fshihet prapa saj

Showbiz December 13, 2018 - 12:04
Lajmet nga showbizi

Këtë vit në garë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, është edhe këngëtari i ri nga Prizreni por që jeton në SHBA, Durim Morina.

I njohur në skenë si Mirud, ai ka udhëtuar mijëra kilometra për të ardhur në Tiranë ku do të garojnë në Festivalin e 57-të në RTSH, e fituesi përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2019.

Mirud do të garojë me këngën “Nënë”, e cila është mjaft personale dhe flet për historinë e tij të dhimbshme si fëmijë i braktisur, shkruan Magazina.al

Ai ka rrëfyer se për këtë këngë ka punuar 4 vite, ndërsa ka parë festivalin e RTSH-së, si mundësinë më të mirë për ta lansuar.

“Kjo këngë do të thotë vete bota për mua. Kam kaluar shumë kohë larg nënës sime pa folur ose pa e parë atë. Ndihej sikur bota po copëtohej para syve të mi”, shprehet Mirud.

Ndryshe kënga “Nënë”, sipas sondazheve dhe komenteve në rrjetet sociale, është ne mesin e favoriteve për të fituar festivalin e fundvitit.

Më poshtë lexoni rrëfimin e Mirud për këngën e tij “Nënë”:

Kam shkruar “Nënë” 4 vjet më parë! Nuk e dija se ku do ta publikoj kengen, por arritem ta kemi kengen ne kete nivel me punen e palodhshme qe kemi bere se bashku me @Elhaidadani93. Kjo këngë do të thotë vete bota për mua. Kam kaluar shumë kohë larg nënës sime pa folur ose pa e parë atë. Ndihej sikur bota po copëtohej para syve të mi. Unë kam qene I humbur dhe kam kanalizuar dhimbjen time në këtë këngë. Mbaj mend natën kur shkrova kengen. Ndihej sikur u ktheva në shtëpi. Po merreshim me detaje te fundit te këngës, mora lajmin qe asnjë fëmijë kurrë nuk dëshiron të dëgjojë – nëna ime u diagnostikua me kancer të gjirit. Kjo këngë është një dedikim thellësisht personale për nënën time dhe ndihem i emocionuar për të ndarë këtë pjesë timen me botën. Unë nuk mund të pres të këndoj këtë këngë për ju te gjithe, por më e rëndësishmja – nuk mund të pres që ta këndoj këtë kenge per nënën time. Gjithashtu do të doja të falënderoja @elhaidadani93 qe boten me ka ndryshuar. Perkulem para teje dhe per ate se qfare I ke ofruar muzikes gjithe keto vite. @festivali57 faleminderit per mundësinë qe me dhat qe te paraqese veten me kete kenge. ♥ë #esc