Ashley: Kam bërë seks me gjysmën e Nju-Jorkut

Ashley: Kam bërë seks me gjysmën e Nju-Jorkut

Showbiz janar 11, 2019 - 08:27
Lexo detajet!

Modelja më e famshme me forma ‘plus-size’, ka zbuluar sekretin e martesës së saj të suksesshme. Bukuroshja ka pozuar për ballinën e revistës “Elle”, ndërsa gjatë intervistës ka folur se si e mban të gjallë martesën e saj me bashkëshortin Justin Erwin, shkruan sot Gazeta "Zëri".

“Këshilla ime është të bëni seks rregullisht, edhe nëse nuk ju bëhet seks. E kam vërejtur se kur nuk bëjmë seks bëhemi më arrogantë, ndërsa kur jemi intimë e mbështesim shumë njëri-tjetrin. Te ne është kështu. Pas seksit menjëherë kemi disponim të mirë”, ka thënë Ashley.

Ashley dhe burri i saj ishin përmbajtur nga seksi para martesës dhe për këtë temë Ashley është shprehur: “kimia ishte aty dhe nuk isha e brengosur se si do të ndiheshim. E kisha më të rëndësishme të ndërtojmë mirëbesimin dhe lidhjen dhe ta kuptoj se ai vërtet ishte personi me të cilin do ta kaloj pjesën tjetër të jetës”, shkruan më tutje "Zëri". 

Por gjatë kësaj interviste bukuroshja kishte një pyetje të sikletshme.  Në të vërtetë, ajo është pyetur nëse para martesës ka qenë e virgjër, në çka ajo është përgjigjur:

“Jo, kam fjetur me gjysmën e Nju-Jorkut”. Ajo kohë më parë e kishte pranuar se lidhjet e saj të mëhershme kanë qenë të këqija dhe disa edhe të dhunshme. /Zeri