Dua Lipa publikon një video rrëqethëse kur ishte e vogël (VIDEO)

Showbiz January 15, 2019 - 11:23
Lexo Detajet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në profilin e saj në rrjetin social Instagram, ka publikuar një video nga fëmijëria e saj ku ajo flet në gjuhën shqipe, transmeton Zeri.info.

“Flasë shqip dhe bëj një shou para kamerës me beben e vogël Rina Lipa. Kush mund t’ia qëlloj se çfarë them? Sot posaçërisht më mungon familja ime”, ka shkruar Dua pranë videos ku shihet ajo dhe motra e saj e vogël, Rina.

Në këtë video, Dua prezanton dhe përshkruan motrën e saj, përfshirë flokët, duart, këmbët, etj.

Kjo video ka rrëqethur fansat e saj, posaçërisht nga trojet shqiptare. Siç dihet, Dua dhe familja e saj kishin ikur nga Kosova në vitin 1995 dhe pikërisht atje ylli shqiptar ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme muzikore, duke u bërë njëra ndër këngëtaret më të mira për momentin./ZËRI

 

">http://