Këngëtarja e njohur padit babain e saj, arsyeja është e çuditshme!

Showbiz January 15, 2019 - 21:14
Lajmet nga showbizi

Rihanna po padit babain për përdorimin e markës së saj, përcjellë GazetaBlic.

Në padinë e siguruar nga TMZ, Rihanna pretendon se ajo ka të drejtën e përdorimit të mbiemrit Fenty në sipërmarrjet e saj të biznesit.

Ajo po akuzon babanë Ronald se ka shkelur të drejtën e autorit duke krijuar agjencinë e tij në vitin 2017, duke e quajtur atë ‘Fenty Entertaintment’.

Në dokument, Rihanna thotë se babai i saj dhe një partner biznesi e reklamuan veten si përfaqësues të saj për të kërkuar miliona dollarë, duke përfshirë përpjekjen për ta rezervuar atë për 15 shfaqje në Amerikën Latine në dhjetor 2017 për 15 milionë dollarë, të gjitha pa autorizimin e saj.

TMZ raporton se avokatët e Rihannës tani po kërkojnë një gjykatës në SHBA që të japë një urdhër që ndalon babain e këngëtares nga përdorimi i Fenty dhe t’i jap dëshpërblim./GazetaBlic

Image