Mc Kresha në 'Radio Prishtina': Flet për censurimin e teksteve të këngëve me përmbajtje eksplicite

Mc Kresha në 'Radio Prishtina': Flet për censurimin e teksteve të këngëve me përmbajtje eksplicite

Showbiz shkurt 12, 2019 - 17:00
Lexo tjera detaje

Reperi i mirënjohur MC Kresha, është i ftuari i sotëm në emisionin ‘Drive Time me Shukin’ në Radio Prishtina.

Kresha në këtë emision fillimisht ka folur në lidhje me temën e cila po përflitet shumë që ka të bëjë me censurimin e këngëve me tekste vulgare e që nuk censurohen, shkruan "Zëri.Info”.

Sipas tij kjo gjë është e duhur të bëhet, por që nuk është edhe përgjegjësi e artistëve, këtë duhet ta bëjnë transmetuesit si TV, Radio etj…

Kresha ndër të tjera në lidhje me këtë çështje ka thënë se si artist dhe si PINT i kanë marrë masat e duhura për këtë çështje.

“Këngët që kanë tekste eksplicite duhet të cenzurohen, në cdo album shkruhet paralajmërohet që ëshët e ndaluar për fëmijë, në PINT na I kemi marrë masat e duhura në lidhje me këtë. Duhet të jetë një këshil për emetim, me vendios se cila këngë në cfarë kohë duhet të transmetohet, kështu është në të gjithë evropën. Nëse dikush ka shprehje vulgare duhet të censurohet, gjë që nuk është përgjegjësi e artistit por e këshillit në media që merren me këtë punë. Ne si artist duhet ta respektojmë këtë çështje që është ngritë”, tha Kresha në Radio Prishtina./ZËRI