Vdes kreatori i modës, Karl Lagerfeld

Showbiz February 19, 2019 - 15:42
Lexoni detajet e fundit

Ka ndërruar jetë një ndër kreatorët më të ndritur në botë, Karl Lagerfeld.

Ky i fundit ka vdekur në moshën 85-vjeçare në kryeqytetin francez të Parisit.

Stilisti gjerman, i cili ishte drejtor kreativ për Chanel dhe Fendi, ishte një nga figurat më të spikatura të industrisë dhe punoi deri në ditën e fundit të jetës.

Lagerfeld gjithashtu krijoi koleksione dhe bashkëpunoi me markën e mirënjohur botërore H&M.

Theksojmë se i ndjeri ka qenë i sëmurë në javët e fundit dhe kishte humbur një numër shfaqjesh të modës.

Shumë njerëz të industrisë së modës e kanë falënderuar Lagerfeldin, duke përfshirë edhe italianin Donatella Versace.

Ndryshe, ai emigroi në Francë si një adoleshent i ri dhe u bë asistent i kreatorit për Pierre Balmain, para se të punonte në Fendi dhe Chloe në vitin 1960.