Almeda feston ditëlindjen, 'Çënari' i shkruan urimin në shqip mbi tortë

Showbiz February 19, 2019 - 17:52
Lajmet nga showbizi

'Të dua shumë' janë fjalët në shqip me të cilat bashkëshorti ka zgjedhur t'i urojë ditëlindjen Almedës.

Almeda Abazi ka festuar më 13 shkurt ditëlindjen e njëkohësisht edhe një vjetorin e martesës me aktorin e njohur turk. Tolgahan Sayisman.

Ajo sot ka publikuar një fotografi nga festa, ndërsa ajo që vërehet është se aktori i ka shkruar bashkëshortes së tij edhe në shqip, fjalët 'Të dua shumë', përcjell Gazeta Express.

Almeda dhe Tolgahan tashmë po presin një fëmijë dhe gjatë këtij viti pritet të bëhen prindër për herë të parë.

 

♥ë

A post shared by Almeda Abazi Sayisman (@almeda92) on