Shesin këpucët e tyre në rrugë për bamirësi

Shesin këpucët e tyre në rrugë për bamirësi

Showbiz March 25, 2019 - 09:31
Lexoni detajet

Kanye West dhe Kim Kardashian kanë dalë në rrugë për të shitur këpucë “Yeezys” për të mbledhur para për bamirësi për të varfrit, shkruan gazeta "Zëri".

Kanye, Kim dhe Adidas bashkëpunuan me njëri-tjetrit për të shitur linjën e këpucëve të reperit dhe të gjitha të ardhurat shkuan për Aleancën Kombëtare për Sëmundjet Mendore.

Image

Të gjithë kanë mundësinë të blejnë “Yeezy Boost 700 V2 Geode” për 300 dollarë. Aleanca Kombëtare për Sëmundjet Mendore është organizata më e madhe kombëtare e shëndetit mendor, e dedikuar për ndërtimin e një jete më të mirë për miliona amerikanë të prekur nga sëmundjet mendore. Kim më pas ndau fotografi të familjeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara që morën pjesë në shitjen dhe në blerjen e këtyre këpucëve.