Nuk ndihej seksi sikur motrat

Nuk ndihej seksi sikur motrat

Showbiz April 18, 2019 - 08:29
Lajmet nga showbizi

Motrat e mia kanë trupa më seksi dhe më të plotë. Ato kanë gjinj të mëdhenj dhe unë nuk kam. Të rritesha duke u ndier më ndryshe nga motrat bënte që të mos e konsideroja veten seksi, transmeton Gazeta "Zëri".

Kendall Jenner nuk ishte ndier seksi sikurse motrat e saj të famshme derisa ishte më e re. Modelja 23 vjeçe, e cila ka motrat e famshme Kourtney 39, Kim 38, Khloe 34 dhe Kylie Jenner 21 vjeçe, njihet për trupin e saj të gjatë dhe trupin vital, por jo gjithmonë ka pasur vetëbesim, sepse nuk ishte shtatderdhur sikurse motrat e saj, çka kishte bërë që ajo të ndiejë se nuk mund të përshtatet me to.

“Motrat e mia kanë trupa më seksi dhe më të plotë. Ato kanë gjinj të mëdhenj dhe unë nuk kam. Të rritesha duke u ndier më ndryshe nga motrat bënte që të mos e konsideroja veten seksi. Ndieja sikur nuk mund të përshtatesha në rrethin tyre”, ka deklaruar ajo.

Në anën tjetër Kendall e pëlqen të mbajë stilin e saj aventuresk dhe seksi. “Stili im është i përshtatshëm dhe argëtues. Më pëlqen të shtyjë kufijtë.

Stili duhet të jetë argëtues dhe aventuresk dhe e jap maksimumin për ta arritur këtë”, ka deklaruar zeshkania e bukur. Kendall njihet për atë se ndryshe nga motrat e saj mundohet ta mbajë sa më private jetën e saj. Ajo vetëm ka konfirmuar se është në lidhje me basketbollistin Ben Simmons, por asnjëherë nuk ka dhënë detaje tjera dhe nuk është ekspozuar aq shumë në publik./ZËRI

Image