Fansat e sulmojnë me komente negative

Fansat e sulmojnë me komente negative

Showbiz maj 16, 2019 - 08:35
Lajmet nga showbizi

Kylie Jenner ktheu pasigurinë e saj më të madhe në një perandori miliarda dollarësh me linjën e produkteve të grimit.

Kylie gjithnjë mendon sesi të shtojë zerot në llogarinë e saj bankare. Për këtë arsye së fundmi ajo vendosi që të themelojë linjën e përkujdesit ndaj fytyrës, të quajtur “Lëkura e Kyliet”, transmeton Gazeta "Zëri".

Linja e re do të lansohet më 22 maj dhe përfshin produkte të tilla si larës fytyre, tonik, serum dhe krem për sytë.

Pjesë e produkteve të përkujdesjes është edhe një scrub me arra. Kjo ka bërë që ndjekësit t’i sulen Kyliet duke i thënë se me këtë produkt do të shkatërrosh fytyrat tona.

Ndonëse Kylie thotë se ky scrub është i butë me lëkurën tuaj dhe efikas, pasi largon qelizat e vdekura, ndjekësit e saj kanë vazhduar me kritikat. As fakti që Kylie e përdorte vetë këtë scrub tri herë në javë nuk ndali komentet negative. “Një scrub fytyre me arra? Pse Kylie po përpiqet të shkatërrojë lëkurën tonë….”. “Epo kjo është e tmerrshme. Të mendosh që miliona vajza do ta blejnë këtë scrub dhe do shkatërrojnë lëkurën” (ishin disa nga komentet e shumta).

Sipas komentuesve, arra në fytyrë shkakton të çara, prandaj nuk është e rekomandueshme. Madje arra sipas tyre mund ta bëjë lëkurën e fytyrës të duket më e vjetër.

Sigurisht ajo çka duhet të dini është se produktet nuk veprojnë njëlloj te të gjitha lëkurat. Çfarë është e mirë për Kylien është e dëmshme për dikë tjetër.

E mira do të ishte të dëgjonit lëkurën tuaj, të flisnit me një dermatolog dhe sigurisht të kërkoni shumë informacione para se të bëni pjesë të rutinës suaj produkte të ndryshme të përkujdesit ndaj lëkurës./ZËRI