Dasmë në Monaco, Këngëtarja shqiptare pranon lidhjen me bosin francez

Dasmë në Monaco, Këngëtarja shqiptare pranon lidhjen me bosin francez

Showbiz May 20, 2019 - 13:13
Lexoni detajet

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Why not” me Roza Latin ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Alida e cila siç dihet është edhe motra e Stines. Alida ka folur dhe ka zbuluar shumë nga jeta e saj private dhe për herë të parë ka pranuar publikisht lidhjen me menaxherin e  pasur nga Franca.

Teksa Roza e ka cilësuar si bosin e Francës pasi i ka blerë këngëtares një orë me 10 gurë diamanti, Alida zbuloi publikisht se do të martohet me menaxherin në një dasmë në Monaco

Image

“Është e vërtetë. Është hera e parë që gjej një njeri që e kupton karrierën time, muzikën, gjithçka, është krah meje gjithmonë dhe është menaxher për artistët në të gjithë botën. Mbi të gjitha është një person që kuptohem me të dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua dhe më në fund thashë haleluja kur i kisha prerë shpresat që nuk do lidhem më fare, më mirë do rri vetëm. Në atë moment mendova nuk ia vlen më, sepse gjithë këto punë që kam gjatë ditës, se për një person që ti e do, duhet të marrësh kohë për të. Unë ngaqë jam 24 orë në lëvizje, s’kam kurrë kohë për asgjë dhe mendoja më mirë të rri vetëm. Në atë moment, erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë.”, ka treguar Alida.

Image