Drake hedh në ankand fletoren e teksteve të tij, që daton prej vitit 2000

Drake hedh në ankand fletoren e teksteve të tij, që daton prej vitit 2000

Showbiz May 20, 2019 - 19:59
Detajet

Fletorja e teksteve të Drake është në shitje për 35,000 dollarë.

Para disa muaj një fletore me tekste muzikore që i përkiste Drake, doli në ankand, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Tani është zbuluar edhe një fletore tjetër me tekste që kanadezi i kishte shkruar gjatë shkollës së mesme, dhe ka një çmim prej 35 mijë dollarë.

Fletorja daton prej viteve të 2000 ta që i bie se atëherë reperi ishte në moshë 14-15 vjeçare.

Në kopertinën e fletores autori i hitit ‘Hotline Bling’ kishte shënuar ‘Mrekullia e re’,  gjë që del të jetë e vërtetë pas 19 viteve, Drake është njëri prej artistëve më të pëlqyer në botë.