Kënga e re e NRG Band do t’i prekë zemrat e shumë të dashuruarve
Showbiz
May 21, 2019 - 22:16
Lajmet nga showbizi
Besnik Qaka ka zbuluar pak nga kënga e tij e re.
Besnik Qaka së bashku me grupin NRG Band po vjen me një projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.
Bazuar në një pjesë të tekstit që ai e ndau me ndjekësit në Instagram, la të kuptohet se kjo këngë do t’i prekë zemrat e shumë të dashuruarve të cilët janë të ndarë.
“E di malli ka me më marrë, të du njejt si herën e parë”, thotë një pjesë e tekstit që Besniku vendosi ta ndajë.
Deri në publikimin e kësaj kënge, fansat mund të argëtohen me duetin e tij të fundit me Estton, këngën ‘Dashuri’.