Bukuroshet që urrejnë sutjenat

Bukuroshet që urrejnë sutjenat

Showbiz May 22, 2019 - 08:11
Lexoni detajet

Gati çdo ylli të famshëm i ka rastisur t’i ikë një pjesë e rrobave, sidomos të veshjeve të sipërme dhe pasi ato e urrejnë të veshin sutjene gjinjtë e tyre bëhen temë e diskutimit në publik, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Por për publikun ky është një argëtim i veçantë, ndërsa për yjet një leksion se duhet pasur kujdes kur dalin në publik, ngase mund të turpërohen. Në mesin e atyre që e kanë përjetuar këtë “turpërim” (shumica e bëjnë edhe me qëllim për të tërhequr vëmendje) janë edhe emra si Naomi Campbell, Lindsay Lohan, Shauna Sand, Alessandra Ambrosio, Pamela Anderson, Britney Spears, Avril Lavigne, Kate Moss, Kim Kardashian e shumë të tjera. Dhe një porosi për to shkon: “Nëse nuk do turpërim, atëherë vish sutjene”.

Alessandra Ambrosio si profesion e ka modelimin e kjo nënkupton edhe zhveshjen e saj të shpeshtë, por jogjithmonë ajo me qejf i zbulon tiparet e trupit, mirëpo disa herë kostumet interesante nuk i kanë mbajtur format e bujshme të trupit të saj. Modelja Naomi Campbell është e dhënë pas kontroverseve, ndërsa skandalet me zhveshje në publik janë të shpeshta për të sikurse ishte edhe rasti i paraqitjes së saj së fundit në qilimin e kuq në Nju-Jork, me ç’rast ka zbuluar gjinjtë e saj.

Edhe aktorja Lindsay Lohan e pëlqen që të veshë rroba të tejdukshme pa sutjene nën to dhe kështu zbulon gjinjtë e saj të mëdhenj, por nuk brengoset për këtë. Shauna Sand është një vajzë tjetër kontroverseve, ku përveç pozimeve lakuriqe, si dhe porno-filmave private, ajo shpesh ka probleme edhe me rrobat e kjo për shkak të gjinjve të mëdhenj nga silikoni, të cilët sikur nuk duan të rrinë brenda rrobave të saj.

Edhe bukuroshja Kim Kardashian ka qenë edhe një herë në qendër të vëmendjes për shkak të veshjes së saj. Ajo është fotografuar së fundi duke shkuar në “Glastonbury Festival” me një fustan transparent. 34-vjeçarja kishte veshur një fustan të gjatë të zi, por kishte “harruar” sutjenat në shtëpi, duke bërë që të lërë shumë pak për imagjinatën. /ZERI

Image 
Image 
Image 
Image