Majk dhe Geti publikojnë këngën e re

Majk dhe Geti publikojnë këngën e re "Malena"

Showbiz June 15, 2019 - 21:24
Lexoni detajet

Ghetto Geasy dhe Majk e kanë lansuar bashkëpunimin më të ri muzikor që mban titullin “Malena”.

Kujtojmë që versioni audio i kësaj kënge rrodhi në internet në javën e kaluar dhe u pëlqye shumë nga fansat e dy reperëve.

Ata mezi prisnin që kënga të kompletohej edhe nga ana vizuale dhe të shfaqej në versionin e plotë para tyre.

Getoar Selimi dhe Kastriot Rexha kanë ditur të krijojnë hite të mëdha secilën herë që kanë bashkëpunuar, prandaj pritet që edhe ky projekt të ndjekë të njëjtën rrugë.