6 muaj pas martesës, bashkëshorti braktis aktoren e njohur turke

6 muaj pas martesës, bashkëshorti braktis aktoren e njohur turke

Showbiz June 15, 2019 - 23:14
Lexoni detajet

Dasma e madhe dhe e bujshme që ishte nën vëmendjen e të gjithëve në fillim të vitit, me sa duket po kalon një krizë. Çifti i famshëm turk, këngëtari Sinan Akcil dhe aktorja Burcu Kiratli, e njohur si Gokçe në serialin "Ertugrul", prej pak kohësh po jetojnë të ndarë.

Siç shkruajnë mediat turke, lumturia e çiftit ka zgjatur vetëm disa muaj, pasi Sinan dhe Burcu kanë probleme me martesën e tyre.

Siç ka rrëfyer Sinani në një deklaratë të fundit, marrëdhënia e tyre ka pësuar krizë, sepse nuk i kushtojnë kohë njëri-tjetrit. "Jetonim në të njëjtën shtëpi dhe flisnim nga ËhatsApp. E braktisa shtëpinë. Për 10 ditë nuk u pamë. Por ndjemë mall për njëri-tjetrin dhe u pajtuam".

Lajmet për divorcin, këngëtari nuk i pranoi, madje mohoi edhe aludimet për tradhti në çift.

"Me Burcun vendosëm të martohemi shpejt, sepse u dashuruam. Njiheshim prej dy vitesh, shoqëria u kthye në dashuri", tha Sinan.

Image 
Image