Kush e grushtoi Jennifer Lopezin?

Kush e grushtoi Jennifer Lopezin?

Showbiz June 20, 2019 - 12:01
Lexoni detajet

Këngëtarja dhe aktorja e popullarizuar Jennifer Lopez, ka shqetësuar fansat e saj në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një foto nga shtrati i saj, ku shihet me sy të mbështjellë, transmeton Zeri.info.

Në të vërtetë, bukuroshja në këtë rrjet social ka publikuar një fotografi ku shihet e shtrirë në krevat me një fashë të lidhur në syrin e lënduar.

Edhe pse nuk dihet saktësisht shkaku i këtij lëndimi, këngëtarja me deklaratën e saj ka shqetësuar fansat e shumtë, të cilët nuk janë mësuar me foto të këtilla të bukuroshes, ndërsa shumica kanë pyetur nëse ajo do të jetë në gjendje që ta mbaj turneun e planifikuar.

Në disa prej komenteve është shtruar edhe pyetja nëse dikush e ka grushtuar këngëtaren, dhe nëse këtë e ka bërë i fejuari i saj Alex Rodriguez./ZERI

Image