Shkaku i fotove ‘amorale’ humbë licencën e doktoreshës

Shkaku i fotove ‘amorale’ humbë licencën e doktoreshës

Showbiz June 20, 2019 - 12:14
Lajmet nga showbizi

Nang Mwe San, një doktoreshë në Mianmar të Burmës, kishte ëndërr të bëhej një modele, pore ka humbur licencën e doktoreshës për shkak të publikimit të fotove të nxehta në rrjetet e ndryshme sociale, transmeton Zeri.info.

Pas disa vitesh ushtrimi profesionin e doktoreshës, Nang kishte filluar publikimin e fotove në kostume të larjes dhe të brendshme seksi si dhe të marrë pjesë në fotografime profesionale.

Në të vërtetë, në fillim të këtij viti, Nang ishte paralajmëruar nga Këshilli i Mjekëve të Mianmarit, që të ndërpresë publikimin e fotove provokuese dhe të fshijë fotot ekzistuese. Duke marrë parasysh faktin se ajo këto paralajmërime i ka injoruar dhe ka vazhduar me publikimin e fotove të cilat nga ky shtet cilësohen si amorale, asaj i është hequr licenca mjekësore.

“Këtu ekziston aq shumë seksizëm. Nuk i duan femrat në pozita të larta. Dhe i paragjykojnë femrat për atë çfarë veshin. Nuk duan të veshim as pantallona të shkurta”, ka deklaruar ajo në intervistën për gazetën "New York Times".

Mwe San thotë se ky këshill i ka kërkuar që nga fillimi i vitit që të mos vishet në mënyrën e cila është në kundërshtim me kulturën e Mianmarit. “Më kanë thënë se kam çrregullim në sjellje. Shoqëria nuk e posedon trupin e femrës. Trupi im, e drejta ime”, ka shkruar ajo në Instagram./ZERI

Image

Image

Image

Image

Image