Zbulohet: Ky është i dashuri i ri i Dua Lipës

Zbulohet: Ky është i dashuri i ri i Dua Lipës

Showbiz June 25, 2019 - 14:48
Lexoni detajet

Dua Lipa tashmë ka gjetur partnerin e radhës.

Nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja me të dashurin prej disa vjetësh, Dua Lipa tashmë tashmë ka gjetur djalin me të cilin ka filluar të shoqërohet.

Bëhet fjalë për vëllain e vogël të motrave Gigi dhe Bella Hadid, modeleve të famshme amerikane.

Ditëve të fundit po flitet se ata kanë filluar të kalojnë shumë kohë bashkë ndërsa kjo edhe është dëshmuar me anë të një videoje ku Dua shihet në festën e ditëlindjes së Anwar.

Ajo madje shihet duke i afruar tortën e ditëlindjes në festën e organizuar mes miqve.

Një burim ka thënë se Dua ka qenë në Los Angeles që nga ndarja e saj me Isaac dhe ka kaluar kohë me Anwar, me të cilin po kalon shumë mirë

“Ata janë më afër në moshë dhe po argëtohet shumë. Është një kohë konfuze edhe për Duan edhe për Isaac, por ajo po i lë gjërat të rrjedhin dhe po bën atë që po i duket e drejtë për momentin”. /Express

Image 
Image 
Image