Fejohet ish i dashuri i Dhurata Dorës

Fejohet ish i dashuri i Dhurata Dorës

Showbiz June 26, 2019 - 22:29
Detajet

Ish i dashuri i këngëtares Dhurata Dora, Masari duket se e ka harruar të kaluarën e tij, ai tashmë është fejuar.

Vite më parë u zbulua i dashuri i këngëtares Dhurata Dora. E pas shumë vitesh bashkë ata u bënë temë e mediave rozë për ndarjen e tyre të cilën akoma nuk e dijmë arsyen , shkruan Gazeta Express. 

Dyshja i ndanë rrugët e tyre duke vazhduar të punojnë secili në karrieren e tyre, Dhurata si këngëtare dhe Masari si doktor i dhëmbëve. 

Edhe pse për Dhuraten nuk u përfol më se është në lidhje me dikë, ish i dashuri i tij duket se e ka harruar fare të kaluarën. 

Ai tashmë është fejuar me vajzën të cilën e do. 

Edhe pse ai nuk e bëri të madhe këtë festë,  në një video ku ka postuar së fundmi në Snapchat, Gazeta Express ka kuptuar se ai në gishtin e tij mbanë një unazë e cila qartë shihet se është unazë fejese. 

Nuk e dijmë se kush është vajza në krahët e ishit të këngëtares, por a thua se si do të reagoj Dhurata kur ta kuptoj këtë fakt?!  

Image
Image