Publikohet kënga e Beyonce e cila do të jetë në filmin ‘The Lion King’

Publikohet kënga e Beyonce e cila do të jetë në filmin ‘The Lion King’

Showbiz korrik 12, 2019 - 15:13
Lajmet nga showbizi

U publikua kënga “Spirit” e Beyonce

“Walt Disney Records” e ka publikuar këngën “Spirit” të realizuar dhe kënduar nga Beyonce, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë do të përfshihet në albumin e muzikës së ribërjes së filmit live-action “Lion King”.
Beyonce nuk ka bërë vetëm muzikën e filmit, të përfshirë në albumin “The Lion King: The Gift”, por është edhe zëri dublues i personazhit Nala.

Albumi, që pritet të dalë më 19 korrik, përmban regjistrime nga artistë ndërkombëtarë, si dhe është përshkruar si i zhytur në tingujt e Afrikës.

Thuhet se në këtë album do të jetë edhe “Never Too Late, këngë e realizuar nga Elton John dhe Tim Rice, dyshja që ka bërë dhe muzikën e klasikut të animuar të vitit 1994, për të cilën fituan dhe “Oscar”, për këngën më të mirë, “Can You Feel the Love Tonight”.