BIG CRUZ – Industritë më të mëdha muzikore të Botës në kërkim për Rreperin Shqiptar

BIG CRUZ – Industritë më të mëdha muzikore të Botës në kërkim për Rreperin Shqiptar

Showbiz July 21, 2019 - 11:46
Lexo Detajet

Universal Music Group, Roc Nation, Jay Z apo Warner Brothers Music Group? Kush do ja arrijë t ket n labelin e vet Rreperin e talentuar Shqiptar BIG CRUZ?!

BIG CRUZ - Talenti me origjinë Shqiptare , ka emigruar që 1 vjeç në USA, duke u vendosur në WASHINGTON DC. BIG Cruz ka krijuar një influencë të madhe në rrethin e tij, për stilin e tij të veçantë artistik, mesazhin e këngëve dhe videot e tij. Uniticiteti fillon që nga mënyra e interpretimit , tekstit, stilit, imazhit të kuruar dhe look-it Rich. BIG Cruz ka vendosur që Projektin "Look Back"ta realizojë në origjinën e tij, Shqiperinë, duke sjellë një Super Këngë dhe një Videoklip Unik, që nuk e kishim parë më parë në tregun tonë muzikor. Muzikën dhe tekstin e ka realizuar vetë BIG Cruz, ndërsa Videoklipin ja ka besuar Kompanisë FullMoon_Production në Tiranë me Regji dhe Koncept të Klaudia Shehu.

Videoklipi është xhiruar në dy qytetet më të njohura bregdetare, për arsye të natyrës aq të pasur që mbartin, në Sarandë dhe në Vlorë. Ajo çfarë bie në sy është trajtimi aq i kuruar dhe i detajur, ku çdo skenë është më e veçantë se tjetra, ART më vehte mund të themi me plot bindje.

Sapo videoklipi është publikuar ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave dhe publikut, sepse të tilla projekte nuk na bie rasti të shohim në Shqipëri. BIG Cruz në një Status në instagram gjatë publikimit të këngës , ka thenë:

"Vendosa të realizoj xhirimet e Videoklipit në Shqiperi për të promovuar dhe vendin tim në Amerike", duke mos harruar që flet gjuhën Shqipe në mënyrë të përsosur.

Direkt pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar drejt Amerikës, ku po shijon suksesin që andej. Momentalisht jane 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim Artistin Shqiptar, si : Roc Nation (kompanija Jay Z) duke theksuar që është e para kompani që ka treguar interes mbi Artistin, Universal Music Group, Republic Records (kompania që ka në menaxhim Justin Bieber , Rihann-en, Lady Gaga etj), plus shumë Yje botërore kanë treguar interes të madh sapo e kane dëgjuar stilin e artistit.

Warner brothers music group ka komunikuar me menaxherin e BIG Cruz për një Kontratë të mundëshme. BIG Cruz akoma nuk ka vendosur nga cila Kompani do të menaxhohet, por ne po ndjehemi krenar që një Yll i ri Shqiptar po lind në Industrine Amerikane, duke ju bashkuar Gashit , Rita Orës, Dua Lipa, Bebe Rexh-ës, Ava Max Etj. E ç'mund të themi tjetër, përveç se "Jemi krenarë për Ty BIG Cruz dhe në pritje të bombës së radhës".

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image