Rita Ora sërish probleme me frymëmarrjen

Rita Ora sërish probleme me frymëmarrjen

Showbiz gusht 13, 2019 - 19:54
Lajmet nga showbizi

Rita Ora ka kohë që përballet me problemet e frymëmarrjes.

Rita Ora pas përfundimit të koncertit në Itali, ka marrë rrugën për në Azi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka publikuar një imazh, në të cilin u shfaq në avion privat, por tregoi që sërish ka probleme me frymëmarrje.

Ajo po merrte trajtimin “erosol”, për të qenë e gatshme të vazhdojë me turneun e koncerteve.

Kujtojmë se këngëtarja javën e kaluar ka pushuar në plazhet e Spanjës, nga ku nuk i ka kursyer aspak imazhet atraktive.

Image