Era Istrefi reagon pasi u akuzua se kopjoi këngën e re

Era Istrefi reagon pasi u akuzua se kopjoi këngën e re

Showbiz August 16, 2019 - 15:07
Lexoni detajet

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi ditën e djeshme publikoi videoklipin e këngës “Saynora” që është në bashkëpunim me reperin rus, Eldzhey.

Klipi u pëlqye tej mase nga publiku, madje ende pa i bërë 24 orë numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube.

Por, krahas videoklipit disa njerëz e akuzuan këngëtaren që ka “vjedhur” këngën nga reperi Bausa, e që për këtë gjë ka vendosur të flasë njëherë e mirë artistja.

“Për ata që janë tejet të shqetësuar që kam vjedhur këngën nga Busa, duhet ta dinë që ai është pjesë e ekipit të këngës time si dhe njëri ndër tekstshkruesit kryesor dhe të gjitha meritat i shkojnë atij. Sa për ta nderuar, emri i tij i vërtetë është shkruar te tekstshkruesit dhe mund ta gjeni edhe në platformën Spotify”, ka shkruar Era në gjuhën angleze në një postim në Instagram.

Me këtë deklaratë, artistja vendosi t’i tregojë të vërtetën publikut që kënga nuk është e vjedhur.

Këngën e re të Era Istrefit mund ta dëgjoni në kanalin zyrtar të Sayonara Boy në Youtube.

Image