Publikohet kampanja e re e Dua Lipës me YSL, këngëtarja shqiptare shfaqet me shqiponjë në spotin reklamues

Publikohet kampanja e re e Dua Lipës me YSL, këngëtarja shqiptare shfaqet me shqiponjë në spotin reklamues

Showbiz August 16, 2019 - 19:31
Lajmet nga showbizi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, njoftoi në fillim të këtij muaji se ishte bërë imazh i markës “YSL”.

Ajo është pjesë e kësaj marke në promovimin e linjës së re të parfumeve, të quajtura “Libre” nga kjo seri.

Falë pjesëmarrjes së këngëtares shqiptare në këtë reklamë, kampanja reklamuese me titull “Unë jam e lirë”, u transmetua në disa gjuhë të botës, dhe në njërën prej tyre edhe në gjuhën shqipe.

Së fundmi, është publikuar edhe spoti reklamues i “LIbre”, në të cilin Dua bën pjesë.

Teksa dëgjohet duke thënë “I am free”, artistja Lipa e nis reklamën me një shqiponjë të cilën e mbanë në duar, e cila ashtu siç është motivi i reklamës përfaqëson lirinë.

Për rastësi dhe në të njëjtën kohë, shqiponja në rastin e Duas përfaqëson edhe prejardhjen e saj shqiptare, marrë parasysh që ky shpend njihet si simbol i mbarë Shqiptarisë.

Dua ishte prezente në Kosovë në fillim të muajit gusht, teksa është larguar tani për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku po vazhdon punën për projektet e reja.