Aktorja e serialit 'Nusja nga Stambolli' viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Aktorja e serialit 'Nusja nga Stambolli' viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Showbiz August 17, 2019 - 12:39
Lexo tjera detaje

Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ka disa ditë që aktorja e njohur turke, Semra Dinçer, po qëndron në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” është shoqëruar nga Arbnora Ademaj, shqiptarja e cila ka nisur karrierën si aktore në kinematografinë turke e edhe ka pasur rastin të takohet me aktoren e njohur atje.

Teksa po qëndron në Kosovë ajo ka vizituar disa vende, ndër to ka shkuar edhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Përveç Arbnorës atë po e shoqëron edhe aktori Vedat Bajrami.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Semra Dinçer (@semradincer.official) on