Tri ish-modele e akuzojnë mikun e Epstein-it për sulm seksual

Tri ish-modele e akuzojnë mikun e Epstein-it për sulm seksual

Showbiz August 18, 2019 - 08:58
Lexoni detajet

Në një mbrëmje të nxehtë vere në Francë muajin e kaluar, Jean-Luc Brunel po zbavitej në mjedisin e tij të zakonshëm – një ndejë plot me persona të pasur dhe të bukur.

I veshur plotësisht me rroba të bardha, përzgjedhësi i modeleve endej rreth pishinës në një klub të shtrenjtë të Parisit, në kohën kur një grup roku po bënte muzikë dhe shampanja po derdhej.

Më pas erdhi mërzia. Ditën tjetër, agjentët e FBI-së e arrestuan mikun e tij të vjetër, Jeffrey Epstein, në një aeroport në New Jersey për shkak të akuzave për keqtrajtim seksual të vajzave të reja.

Kjo ishte një ngjarje alarmuese për personat e afërt të Epstein-it, siç është Brunel-i, i cili akuzohet për dhënie të ndihmës në abuzim të grave. Ato kanë pritur me vite të tëra që francezi të japë llogari për veprat e tij.

Virginia Robert Giuffre, e cila e ka akuzuar Epstein-in për një kohë të gjatë, tha në gjykatë se vajzat që i dërgoheshin miliarderit përmes vizave për modele ishin të caktuara nga Brunel-i. Ajo gjithashtu tha se ishte e detyruar të kryente marrëdhënie intime me francezin disa herë në shtëpinë e Epstein-it. Brunel-i i ka mohuar këto akuza.

Në një deklaratë të vitit 2015, Brunel-i i kishte mohuar kategorikisht të gjitha akuzat për përfshirje në krimet e supozuara të miliarderit amerikan. “Mohoj fuqishëm se kam kryer ndonjë vepër ilegale gjatë punës sime si përzgjedhës i modeleve apo si menaxher i agjencive të modelimit”, kishte thënë ai, shkruan “The Guardian”