Dua Lipa ‘fundoset’ gjatë xhirimeve, valët e detit marrin me vete këngëtaren

Dua Lipa ‘fundoset’ gjatë xhirimeve, valët e detit marrin me vete këngëtaren

Showbiz August 21, 2019 - 18:15
Lexo Detajet

Dua Lipa është imazhi i ri i firmës me famë botërore “Yves Saint Laurent”. Ajo prezantoi linjën e re me moton “Libre”, që përkthehet ‘Jam e lirë’.

Të gjithë shqiptarët u bënë krenarë kur fillimi i klipit nisi me këngëtaren që mbante shqiponjën në dorë. Por jo gjithçka përfundoi këtu.

Si çdo xhirim, edhe kjo kishte batutat dhe të papriturat e veta. Dua Lipa tregoi për ndjekësit në Instagram se si e morën dallgët para në skenën e plazhit.

“Nëse donit të shihnit se si shkoi xhirimi ynë i fundit, prisni deri në fund”, shkruajti këngëtarja.