Dua Lipa feston ditëlindjen, kjo është dhurata që ka marrë nga i dashuri Anwar Hadid

Dua Lipa feston ditëlindjen, kjo është dhurata që ka marrë nga i dashuri Anwar Hadid

Showbiz August 22, 2019 - 14:29
Lexoni detajet

Dua Lipa ka marrë një gur të çmuar si dhuratë nga i dashuri i saj, për ditëlindjen e 24.

Këngëtarja Dua Lipa po feston sot ditëlindjen e saj të 24.

E kjo ditëlindje e ka gjetur Duan të lumtur duke shijuar ditët e fillimit të lidhjes me Anwar Hadid, 20-vjeçarin që me profesion është model, si nëna dhe motrat e tij, Gigi dhe Bella Hadid.

Dua dhe Anwar po kalojnë gjithë kohën bashkë, kudo që po shkojnë, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe në ditëlindjen e Duas.

Ata kanë zgjedhur të kalojnë edhe këtë ditë bashkë, duke u relaksuar pranë një pishine.

Kurse Anwar është përkujdesur që Duas t’i bëjë një dhuratë shumë të veçantë për ditëlindje.

Ai i ka gjetur një gur të çmuar, me ngjyrë të kaltër të bukur.

Kjo është padyshim dhurata më e veçantë që këngëtarja ka marrë ndonjëherë.

Image