Regjisori i njohur do të bëhet baba për herë të parë

Regjisori i njohur do të bëhet baba për herë të parë

Showbiz August 24, 2019 - 13:51
Lexoni detajet

Ai është regjisori i talentuar dhe i njohur në të gjithë botën për krijimtarinë në filma si: “Django: Unchained”, “Pulp Fiction” ose “Kill Bill”.

Quentin Tarantino e takoi partneren e tij Daniella Pick pikërisht më 2009-n kur ishte duke promovuar filmin e tij “Inglorious Basterds”. Vetëm vitin që shkoi ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një martesë dhe tani do të bëhen prindër.

Burime nga “People” janë shprehur se partnerja e 56-vjeçarit është në pritje të ëmbël dhe ai do të bëhet baba për herë të parë. Lajmi erdhi një muaj pas deklaratës së tij në “Jimmy Kimmel Live!”: “Nuk kam qenë i martuar, nuk kam pasur fëmijë, tani sapo u martova, dua të kem fëmijë”. Tashmë është radha e Tarantinos të tregojë një tjetër histori të tipit “Once Upon A Time in Fatherhood”, përcjell "Zëri.info". /ZERI

Image