Brad Pitt ka raporte acaruese me djalin e tij

Brad Pitt ka raporte acaruese me djalin e tij

Showbiz August 24, 2019 - 13:56
Lexoni detajet

Nuk është sekret që Brad Pitt dhe djali i tij Maddox Jolie-Pitt kanë pasur një marrëdhënie të tendosur qysh kur aktori, 55-vjeçar, dyshohet se u fut në një grindje me tani 18-vjeçarin në një aeroplan privat në vitin 2016, përcjell "Zëri.info".

“Us Weekly” zbuloi historinë e incidentit famëkeq, i cili raportohet se e nxiti Angelina Jolie të kërkonte divorc pas dy vjetësh martesë dhe 11 vjet së bashku si çift. Adoleshenti është shumë i afërt me Angelinën zbulon ekskluzivisht një mik i familjes për “Us Weekly”.

Sipas një burimi të dytë, edhe pse Pitt e adoptoi ligjërisht djalin më 2006-n pasi ai dhe Jolie u dashuruan në xhirimet e filmit “Mr. & Mrs. Smith” më 2004-n, Maddox nuk e sheh veten si djali i Brad Pittit. Pitt dyshohet se në fluturimin e vitit 2016 ishte shkaktari i hetimeve nga FBI-ja dhe nga Departamenti i Fëmijëve dhe i Shërbimeve Familjare në Los Angeles./ZERI

Image