Miley Cyrus hedh poshtë akuzat për tradhti

Miley Cyrus hedh poshtë akuzat për tradhti

Showbiz August 24, 2019 - 13:59
Lexoni detajet

Pas ndarjes nga Liam Hemsworth, Miley Cyrus u përfol se kishte nisur një romancë të re me mikeshën e saj Kaitlynn Carter, e cila gjithashtu sapo ishte ndarë nga partneri Brody Jenner. Këngëtarja është akuzuar për tradhti ndaj të dashurit, por Miley së fundmi ka hedhur poshtë këto fjalë përmes një postimi në llogarinë e saj të “Instagram”-it, përcjell "Zëri.info".

“Unë mund të pranoj se jeta, që kam zgjedhur, do të thotë se duhet të jetoj plotësisht e hapur dhe transparente me fansat e mi që i dua dhe me publikun 100% të kohës. Ajo çfarë nuk mund të pranoj është kur thuhet se po gënjej për të fshehur një krim, që nuk e kam bërë. Nuk kam asgjë për të fshehur”, ka shkruar Miley.

Më tej Miley shton se tradhtia nuk është arsyeja e ndarjes dhe pavarësisht gjithçkaje ajo vazhdon ta dashurojë Liamin.

“Unë mund të pranoj shumë gjëra, por jo ato që thuhen se unë dhe Liam prishëm martesën pas një tradhtie. Unë dhe Liam ishim bashkë për një dekadë. Unë e kam thënë dhe është e vërtetë. Unë e dua Liamin dhe do ta dua gjithmonë”, shkruan Miley duke na lënë zemërthyer./ZERI

Image