Testamenti i fshehtë i Michael Jacksonit

Testamenti i fshehtë i Michael Jacksonit

Showbiz August 24, 2019 - 14:04
Lexoni detajet

Këngëtari, kantautori, balerini, kompozitori, muzikanti, prodhuesi diskografik amerikan Michael Jackson kishte një vullnet të fshehtë, i cili nuk është ekzekutuar kurrë, ka pohuar publicistja e tij, përcjell "Zëri.info".

Raymone Bain, ish-zëdhënëse e këngëtarit të famshëm, u është drejtuar medieve për këtë gjë. Ajo pretendoi se Jackson ka një testament që daton nga viti 2006, në të cilën nënvizon me përpikëri se si ai donte që trashëgimia e tij të ruhej dhe të mirëmbahej, duke shtuar se ajo nuk e di se ku është.

“Michael Jackson, për këdo që e njihte, ishte metodik, i plotë dhe i saktë. Unë kam dëshiruar, kam shpresuar dhe jam lutur që testamenti i Michael Jacksonit, i datës 6 tetor 2006, do të gjendej dhe do tç zbulohej”.