Alex Rodriguez në dasmën e tij me Jennifer Lopez do t’i ftojë ish-të dashurat

Alex Rodriguez në dasmën e tij me Jennifer Lopez do t’i ftojë ish-të dashurat

Showbiz shtator 12, 2019 - 09:05
detajet

Alex Rodriguez, i fejuari i këngëtares Jennifer Lopez, teksa flet për dasmën me yllin amerikan, ka thënë se do të ftojë disa nga ish-të dashurat e tij.

44-vjeçari tha për People se akoma nuk di asgjë rreth ceremonisë së tyre apo veshjeve që do zgjedhin, por vetëm se është duke dhënë disa detaje rreth kësaj feste. “Nuk e di ku është lokacioni, nuk e di çfarë do vesh, as kur do të jetë. Por vetëm po flas”, ka thënë mes të tjerash Rodriguez në emisionin e Michael Strahan.

I pyetur se a do jenë ish-të dashurat e tij të ftuara në këtë ceremoni, Alex tha, “Unë do t’i ftoj ish-të dashurat e mia, është gjë e mirë”.

Image

Lopez, 50-vjeçe, ishte e martuar me Marc Anthony nga viti 2004-2014 dhe kanë tre fëmijë, ndërkohë që këngëtarja dhe aktorja gjithashtu ishte e martuar me Ojani Noa prej 1997-1998 dhe valltarin Cris Judd prej 2001-2003.

Përpara se Rodriguez të fejohet me Lopez, ai ishte i martuar me Cynthia Scurtis prej 2002-2008 dhe ka dy vajza Natash, 14 dhe Ella, 11.

Përndryshe, Alex dhe Jennifer u fejuan këtë vit gjatë pushimeve të tyre, kurse dyshja janë të lidhur që nga viti 2017.

Image