'Ta marr në shtëpi', moderatorja e njohur ‘gjuan’ Capital T në mes të emisionit

'Ta marr në shtëpi', moderatorja e njohur ‘gjuan’ Capital T në mes të emisionit

Showbiz September 14, 2019 - 17:30
Detajet

Reperi shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Capital T, do të mbajë një koncert gjigant më datë 19 shtator në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Gjatë kësaj jave, ai ishte i ftuar në intervista të shumta për të folur për koncertin “Time Capsule”, ndërsa ditën e sotme zhvilloi një intervistë me Ori Nebiajn dhe Isli Islamin në “Wake Up”.

Gjatë bisedës në studio, Ori nisi të komplimentonte këngëtarin për anët e tij pozitive, duke e pyetur troç edhe nëse është single.

“Tani unë nuk e di, unë jam kështu, e skuqur. Po edhe i talentuar, po edhe i bukur, po edhe i mirë, po edhe modest, po edhe human. Ç’a të them!”- shprehet Ori.

“Çfarë ndodh me jetën tënde?”- e pyet Isli këngëtarin, ndërsa Ori ndërhyn:

“Ore beqar je? Jo thashë ta kryjm’ kështu shpejt e shpejt, ta marr me vete në shtëpi.”- ka thënë Ori, ndërsa në studio kanë nisur të qeshurat.

Parashikohet që koncerti i Capital T do të jetë më gjiganti që është parë ndonjëherë në Tiranë, ku publiku do të përfshihet 100% me performancat në skenë.

Shfaqja do të nisë në orën 19:19 dhe sipas këngëtarit, kjo do të jetë një ngjarje që do të mbahet mend gjatë në memorien e të gjithëve.

Image
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ori Nebijaj vë në "siklet" Capital Të @topchannelalbania @top_albania_radio @truekapo @ori_nebijaj @isli_islami

A post shared by Wake Up në Top Channel (@wakeup_topchannel) on