Aktorja e njohur lind fëmijën e dytë

Aktorja e njohur lind fëmijën e dytë

Showbiz September 16, 2019 - 09:52
detajet

Aktorja britanike Keira Knightley pas katër vjetësh është bërë sërish nënë, duke lindur fëmijën e saj të dytë nga martesa me James Rightonin, transmeton "Zëri.info".

Çifti është martuar në vitin 2013 në Francë, por ende nuk dihet se cila është gjinia e fëmijës. Aktorja lindjen e ka bërë në privatësi të plotë, ndërsa paparacët tani e kanë fotografuar duke shëtitur me karrocë fëmijësh nëpër Londër. Stomaku i saj më nuk ishte i fryrë, prandaj shihej qartë se ka lindur.

Knightley pas lindjes së fëmijës së parë nuk ka ngurruar të flasë haptazi për vështirësitë nëpër të cilat kanë femrat dhe trupat e tyre. Me lindjen e vajzës Edie, ajo ka pasur një periudhë të vështirë në vitin 2015.

Ajo e ka pranuar se pas lindjes së vajzës kishte rënë në depresion të thellë, si dhe kishte ndryshime të mëdha trupore./ZERI

Image