Hailey, inferiore ndaj shoqeve të saj

Hailey, inferiore ndaj shoqeve të saj

Showbiz September 17, 2019 - 12:45
Lexon detajet

Në një intervistë tepër të sinqertë më “Vogue Australia” Hailey Baldwin ka pranuar se nuk është gjithmonë konfidente, dhe se shpesh herë e krahason veten me modele të tjera, përcjell "Zëri.info".

Madje, 22 vjeçarja tha se është ndjerë inferiore edhe ndaj mikeshave të saj Kendall Jenner dhe Gigi Hadid.

“Karriera ime në industrinë e modelingut ka qenë e ngadaltë dhe mësova ta pranoja. Jam më e shkurtër se vajzat e tjera. Megjithëse jam 1.72 metra e gjatë, nuk jam modele pasarele dhe ndjehesha shumë inferiore ndaj shoqeve të mia. Shihni Kendall,Bella dhe Gigi-n…ato janë të gjata dhe po parakalojnë në çdo pasarelë,” është shprehur bukuroshja bjonde.

Hailey gjithashtu tregoi se disa njerëz i thonin vazhdimisht se nuk mund të bëhej një modele e vërtetë./ZERI