Gashi publikon klipin “Safety” me DJ Snake

Gashi publikon klipin “Safety” me DJ Snake

Showbiz September 19, 2019 - 23:23
Lexon detajet

Reperi i njohur shqiptar me famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gashi, muajin e kaluar publikoi bashkëpunimin e tij të ri me DJ Snake.

“Safety” titullohet kënga e tyre, e cila është pritur mirë nga publiku, ndonëse deri më tani ka qenë e publikuar vetëm në versionin audio.

Mirëpo dyshja nuk e kanë lënë me kaq, pasi së fundmi ata kanë sjellë edhe klipin e kësaj kënge.

Ky është vetëm një nga bashkëpunimet e shumta të Gashit me emra ndërkombëtarë, të cilët gjithnjë e më shumë po bëjnë të mundur që emri i tij të përmendet edhe në mediat e huaja.

Gashi përndryshe këtë vit ishte prezent në Kosovë, për festivalin “Sunny Hill”, ku i argëtoi fansat në natën e dytë të këtij festivali.

Ai po vazhdon të punojë fort rreth projekteve të reja muzikore, me qëllim ngritjen e emrit të tij sa më lartë në tregun e huaj.