Anaidi i Big Brother-it: Jam bërë baba por e mora vesh kur vajza mbushi 1 vjeç!

Anaidi i Big Brother-it: Jam bërë baba por e mora vesh kur vajza mbushi 1 vjeç!

Showbiz October 17, 2019 - 18:58
Detajet

Ditën e sotme, fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon aty ku zbuloi sekretin që e mbante prej kohësh larg publikut.

Anaidi postonte në rrjetet sociale foto të një vajze të vogël të cilën të gjithë e njihnin si mbesën e tij. Por fituesi i “Big Brother” zbuloi sot në studio se Klea, vajza në foto është në fakt vajza e tij.

“Klea ka ardhur në jetë, si një dhuratë midis dy njerëzve që nuk e donin dhe aq shumë njëri-tjetrin…unë dua të them se është vetëm Klea ajo që është në jetën time dhe çdo gjë rrotullohet rreth asaj…”, tha Anaid.

Më tej, Anaid shtoi se lajmin se Klea është vajza e tij e ka mësuar para pak kohësh, pra kur vajza e tij mbushi 1 vjeç.  Fituesi i “Big Brother” tregoi se vajza është e vetmja gjë që i lidh me mamanë e Kleas, dhe për hir të saj mbajnë raporte të mira, madje kjo e fundit mikpritet edhe nga familja e Anaidit.

“Ajo hyn dhe del te shtëpia ime, është një femër që mikpritet, qoftë nga unë apo familja. Nuk është nusja ime, nuk kemi qenë ndonjëherë të fejuar, të martuar apo nuk e di se çfarë, por dhurata që na solli Zoti na bëri të afroheshim më shumë seç ishim më përpara”, sqaroi ai.

Bieta, publiku në sallë dhe sigurisht ne mbetëm shumë të habitur nga ky rrëfim i Anaidit. Megjitharë, urojmë më të mirën për të dhe vogëlushen Klea.