Yllka dhe Ylli bëhen bashkë për të sjellur baladën emocionuese

Yllka dhe Ylli bëhen bashkë për të sjellur baladën emocionuese

Showbiz October 17, 2019 - 20:31
Detajet

Dy mjeshtrit e baladës janë bërë bashkë për të sjellur një bashkëpunim.

Yllka Kuqi dhe Yll Limani, do të sjellin këtë të dielë baladën e tyre të ndjerë të punuar nga kompozitori, Florent Boshnjaku dhe me tekst të vet këngëtarit, transmeton “Zëri.info”

Lajmin e ka dhën këngëtarja Yllka Kuqi, e cila ka shkruar se po sjell një nga këngët më emocionuese.

“Po vjen një kangë shumë e ndjerë, me shumëëë emocion, nga Ne... nga ky Artist bukurosh, supertalent, qe i ka dhanë shumë shpirt kangës me fjalë t’ thjeshta e shumë të thella, përplot emocion ëYll Limani @ylllimani dhe nga një mjeshtër i madh, bashkëpunëtorë i ngushtë i imi ndër vite, me të cilin kemi ndarë shumë suksese bashkë ë @florentboshnjaku Mezi po pres ta ndajë me ju këtë projekt kaq të përzemërt, të dielen ë Ju dua” ka shkruar Yllka./ZERI/