Mozzik dhe Loredana u ndanë, por kush do e ketë kujdestarinë e vajzës së tyre?

Mozzik dhe Loredana u ndanë, por kush do e ketë kujdestarinë e vajzës së tyre?

Showbiz October 18, 2019 - 08:45
Detajet

Reperi shqiptar, Mozzik dhe Loredana Zefi më në fund e konfirmuan ndarjen e tyre. Zefi përmes një postimi në Instagram, tregoi se është ndarë nga partneri i saj, ndërsa tani e tutje do vazhdojë si artiste e vetme, në mënyrë që të kujdeset për vajzën, Hanën.

Por për kujdesin e Hanës së vogël të dy prindërit do të merren në mënyrë të barabartë.

Ata do të sigurohen që asgjë mos t’i mungojë së bijës.

Vogëlushja mjaft simpatike është parë shpesh me të ëmën kwto ditwt e fundit pasi Loredana poston vazhdimisht foto e video të së bijës duke treguar se aktualisht është ajo që po e mban Hanën. 

Mesa duket vogëlushja do të vazhdojë të qëndroje me të ëmën. Loredana ka postuar pak orë më parë në instagram disa video mjaft të këndshme me të bijën e cila po përpiqet të shkojë drejt lodrës mbi divan.

Image