Kylie Jenner pozon ‘topless’ në shtrat, ndërsa rriten shpresat për ribashkim me Travis Scott

Kylie Jenner pozon ‘topless’ në shtrat, ndërsa rriten shpresat për ribashkim me Travis Scott

Showbiz October 19, 2019 - 10:57
Lajmet e fundit nga showbizi

Kylie Jenner publikoi disa fotografi shumë ngacmuese në Instagram, të premten pasdite.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” duket se ishte lakuriq ndërsa tërhoqi një mbulesë të bardhë mbi gjoksin e saj, ndërsa ishte në shtrat, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen pasi burimet e fundit thonë se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” pëlqen të kalojë kohë me ish-të dashurin e saj, Travis Scott, në rezidencën e saj “Hidden Hills”, në Kaliforni, pasi ata janë bashkë-prindër të vajzë Stormi, një vjeçe.

Travis nuk po punon për momentin dhe ai po rikuperohet nga dëmtimi i gjurit, pasi e dëmtoi së fundmi teksa u rrëzua në skenë.

“Ai ende mund të ketë nevojë për kirurgji në gju në Los Angeles”, tha një burim pranë tij.

“Dhe ndërsa po afrohen festat e fundvitit, ata do të vazhdojnë të kalojnë shumë kohë së bashku. Ata të dy duken të shkëlqyer së bashku. Padyshim ka shpresë se gjërat do të funksionojnë”, ka thënë së fundmi një tjetër burim pranë çiftit.

Është raportuar më herët se miqtë “absolutisht shpresojnë se do të kthehen së bashku”.

“Ai është një partner dhe baba i shkëlqyeshëm. Të gjithë do të shqetësohen nëse Kylie nuk do t’i kuptojë gjërat me Travis”, tha një shok i ngushtë i reperit.

Image