U penduan që injektuan botoks

U penduan që injektuan botoks

Showbiz October 19, 2019 - 12:19
Lajmet e fundit nga showbizi

Në botën e famës dhe të suksesit gjithsesi se pamja e bukur është jetike dhe e domosdoshme, prandaj kjo i shtyn shumë yje t’u nënshtrohen intervenimeve të ndryshme kirurgjike në tentim për t’i përmirësuar ato mangësi ose pasiguri në trupin e tyre. Kur pengojnë kilogramët e tepërt, rrudhat dhe gjinjtë e vegjël, ato provojnë një zgjidhje të shpejtë, transmeton gazeta "Zëri".

Mirëpo jorrallëherë ndodh që pas këtyre përmirësimeve, ato edhe të pendohen që e kanë bërë një gjë të tillë, pasi shpesh këto operime e japin efektin e kundërt.

Ne ju prezantojmë disa prej atyre që vërtet janë penduar për këtë. Gwyneth Paltrow ka bërë premtim se kurrë më nuk do të bëjë ndërhyrje kirurgjike ose të përdorë botoks. “Kurrë më nuk do të përdori botoks, sepse dukem e çmendur pas kësaj. Ngjaj me Joana Riversin”, ka deklaruar Gwtneth Paltrow. Edhe Nicole Kidman ka deklaruar se nuk ishte aspak e kënaqur me botoksin. “Nuk më ka pëlqyer si dukej fytyra ime pas përdorimit të botoksit dhe kurrë nuk do ta përdori më”, ka thënë Nicole.

“Po të isha e guximshme nuk do të operoja sytë dhe qafën. Por nuk isha dhe nuk jam krenare me këtë. Por kurrë nuk do ta bëj më këtë”, ka thënë Jane Fonda. Courtney Cox thotë se është ndier çuditshëm pas intervenimit. “Ndihem çuditshëm kur nuk mund të lëvizi fytyrën time dhe një herë e kam tepruar me botoks sa isha e robëruar në lëkurën time”, ka thënë Courtney. Carmen Electra ishte dëshpëruar pas rritjes së gjinjve.

“Nuk kam dashur gjinj aq të mëdhenj. Jam dukur mirë edhe para operacionit, kisha gjinj të bukur edhe pse ishin të vegjël”, është shprehur Carmen. Jessica Simpson ka falënderuar Zotin që pas një kohe pas intervenimit estetik sërish i është kthyer pamja e mëparshme. “Me buzët e fryra dukesha artificiale. Nuk më pëlqenin, por forma e vjetër është kthyer sërish pas katër muajve. Falënderoj Zotin për këtë”, ka thënë Jessica Simpson./ZËRI

Image

Image

Image

Image

Image

Image