Alkool, britma dhe dhimbje pas ndarjes nga burri

Alkool, britma dhe dhimbje pas ndarjes nga burri

Showbiz October 19, 2019 - 12:22
Lajmet e fundit nga showbizi

“Divorci nuk ka qenë kurrë në listën e dëshirave të mia. Në fillim kam pirë shumë alkool, kam qarë dhe bërtisja në dhimbje”, transmeton "Zëri.info".

Jenna Dewan prapa vetes ka një vit, i cili ia ka ndryshuar jetën. Pas ndarjes së befasishme nga bashkëshorti Channing Tatum, pas nëntë vjetësh martesë ajo ka hyrë në lidhje të re dashurie me aktorin Steve Kazee dhe menjëherë kishte mbetur shtatzënë. Në librin e ri të cilin ajo e ka shkruar, Jenna për herë të parë ka hapur zemrën rreth divorcit dhe pajtimit me jetën, të cilën nuk e kishte imagjinuar kurrë.

“Divorci nuk ka qenë kurrë në listën e dëshirave të mia. Në fillim kam pirë shumë alkool, kam qarë dhe bërtisja në dhimbje”, ka filluar ajo kapitullin e librit të saj.

Ajo ka zbuluar se me Channingun janë ndarë një natë para fillimit të xhirimit të emisionit “Dance World”. Ajo është dashur t’u përgjigjet gazetarëve në pyetjet rreth bashkëshortit me të cilin më nuk ishte në lidhje. Ajo ka sqaruar se sa ishte kjo e vështirë dhe e rëndë, por në anën tjetër ishte e domosdoshme për vazhdimin e karrierës së saj.

“Ndarja jonë ishte si një llavë e tërbuar. Gazetat shkruanin për këtë, nuk kishim kohë për të marrë frymë, vazhdimisht jemi përgjigjur ndaj pyetjeve dhe kemi dhënë deklarata. As vetë nuk e di si e kam përballuar gjithë këtë. Por divorci më ka mësuar të jem e fortë. Po e pyesja veten a mund të jetë kjo e vërtetë dhe a mund t’i besoj më ndokujt? Periudha më e vështirë e divorcit ishte kur kam mësuar se ish-burri im ka filluar lidhjen me këngëtaren Jessie J. Këtë e kam mësuar në avion, përmes internetit, sikurse e gjithë bota”, e ka pranuar ajo./ZËRI

Image

Image